Presheva me "pazar" edhe brenda ndërtesës së administratës komunale! (foto)
Në ndërtesën e administratës së Komunës së Preshevës qytetarët sot, përveç shërbimeve të zakonshme, kanë mund të gjejnë edhe aparate të ndryshme, kryesisht të amvisërisë.Sipas raportimit të faqes “Kjo është Presheva Jonë!”, në korridorin e këtij institucioni më të lartë lokal, ku është i vendosur edhe kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, një shitës mobil ka hapur tezgën e përkohshme të tij, duke i ofruar kryesisht të punësuarve në këtë godinë, aparate të amvisërisë.
“Pazari i komunës” ishte raportuar nga qytetarët anonim që në godinës e administratës kishin shkuar për të nxjerrë dokumente, derisa kishin mbetur të habitur me pamjen e rastisur./Titulli.com/